Arrestohet një person për tentim rrëmbimi në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për tentim rrëmbimi në Vushtrri

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Vushtrri lidhur me një rast të tentim rrëmbimit që ka ndodhur më 23 dhjetor.

I njëjti pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Smrekonicë, Vushtrri  23.12.2023-22:48. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit të mëhershëm kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

“TENTIM RRËMBIMI- Vushtrri  23.12.2023-22:48. Viktima  mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje,  tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga  ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.”, pati njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat