Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet kush është personi që e goditi policin, gjendet e braktisur vetura e tij

Kronikë e zezë

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet kush është personi që e goditi policin, gjendet e braktisur vetura e tij

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:47

Të hënën në mbrëmje u raportua për një rast që ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, ku për motive akoma të panjohura, një person ka goditur me veturë një zyrtar policorë. Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe si rezultat Policia ka identifikuar të dyshuarin.

Siç mësohet, i dyshuari që e goditi zyrtarin policor që ishte në detyrë është Agron Gashi, nga fshati Ozdrim i Pejës, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Gashi është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi e ka goditur policin dhe më pas veturën e ka braktisur, për t’u arratisur, me qëllim që të shpëtojë nga prangat.

Ndërkohë, polici që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonalë të Pejës dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit, të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat