Digjet një veturë në Ranillug, policia jep detaje për rastin

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Ranillug, policia jep detaje për rastin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut të martën në mbrëmje një veturë është përfshirë nga flakët, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po punohet për zbulimin e rastit.

“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve.  Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani.

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat