I dehur ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, burri nga Peja përfundon në mbajtje për 48 orë

Kronikë e zezë

I dehur ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, burri nga Peja përfundon në mbajtje për 48 orë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima, e cila ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar, teksa i është nënshtruar edhe testit për alkool në stacion policor, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet  se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat