Konflikt në një familje në Prizren: Gruaja thotë se burri e rrahu dhe e kërcënoi me armë, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Konflikt në një familje në Prizren: Gruaja thotë se burri e rrahu dhe e kërcënoi me armë, intervenon Policia

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prizreni, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se përpos dhunës fizike që ushtroi ndaj viktimës për motive xhelozie, 71-vjeçari dyshohet se të njëjtën e ka kërcënuar me armë disa herë më parë.

Viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Dhunë në familje’, dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat