Një person në Klinë thotë se i është vjedhur një çantë dore ku kishte para, dokumente personale dhe armë

Kronikë e zezë

Një person në Klinë thotë se i është vjedhur një çantë dore ku kishte para, dokumente personale dhe armë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person në Klinë ka raportuar se dikush ia ka thyer xhamin e veturës që e kishte në parking.

Prej aty është vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro, 5 dollarë dhe një pistoletë me 11 fishekë.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Shaban Polluzha- Klinë  27.12.2023-19:15.  

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking,  dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400€,  5 dollar  dhe  një pistoletë me 11 copë fishekë  për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat