23-vjeçari kapet me punëtoren e një furre në Janjevë, burri i saj i hakmerret – e bën për spital

Kronikë e zezë

23-vjeçari kapet me punëtoren e një furre në Janjevë, burri i saj i hakmerret – e bën për spital

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete..

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Media mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një 23-vjeçar, i cili ka pohuar se pas një konflikti verbal me punëtoren e një furre buke, bashkëshorti i saj bashkë me dy persona tjerë e kanë sulmuar fizikisht.

Si pasojë e kësaj, i riu ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari kryesor për sulmin është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa dy personat tjerë që dyshohet se u përfshinë në ngjarje janë në arrati.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 32-vjeçari të dërgohet në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Sulm, por në ndalim policor ka përfunduar edhe vetë denoncuesi i rastit, pasi i njëjti ka kërcënuar hapur të dyshuarin e parë dhe bashkëshorten e tij, se nuk do t’ua falë kurrë. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat