Në ditët e fundit të vitit 2023, tri raste të dhunës ndaj grave

Kronikë e zezë

Në ditët e fundit të vitit 2023, tri raste të dhunës ndaj grave

Më: 1 janar 2024 Në ora: 11:06
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar, e më pas njëri prej tyre është liruar, për dhunë në familje, njoftoi sot Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, në ditën e fundit të vitit 2023, tri gra kanë raportuar se kanë pasur dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Po ashtu në kryeqytet, një grua ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit viktima është dërguar te familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat