Kontrabandë në Vërmicë, Dogana konfiskon 145 kilogram duhan që po vinte nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Kontrabandë në Vërmicë, Dogana konfiskon 145 kilogram duhan që po vinte nga Shqipëria

Më: 1 janar 2024 Në ora: 15:51
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan.

Ata kanë gjetur 145 kilogram duhan në një automjet me vetura të Republikës së Shqipërisë.

“Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërise, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht”, thuhet në njoftim.

Më pas, automjeti është selektuar për një kontroll më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.

“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës”, vijon në njoftim.

Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat