Pejani ushtron dhunë ndaj nënës dhe sulmon me thikë vëllanë posa bëhet Viti i Ri - Policia i shkon si “mysafir”

Kronikë e zezë

Pejani ushtron dhunë ndaj nënës dhe sulmon me thikë vëllanë posa bëhet Viti i Ri - Policia i shkon si “mysafir”

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së fundit të vitit 2023 por edhe në orët e para të Vitit të Ri. Një ndër këto raste ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Burimet kanë bërë me dije se një 26-vjeçar po dyshohet se shkaktoi telashe në familjen e tij, duke u kapur me nënën e vëllanë.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj nënës e më pas e ka sulmuar me thikë edhe vëllanë – pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Posa rasti është denoncuar, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa edhe viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat