Hajnat ‘shfrytëzojnë’ festën e Vitit të Ri, thyejnë një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Hajnat ‘shfrytëzojnë’ festën e Vitit të Ri, thyejnë një banesë në Prishtinë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:58
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

E shumë prej hajnave ‘angazhohen’ sidomos në ditët e festave, kur shumë qytetarë mblidhen në një vend për të festuar, e shtëpitë e tyre mbesin të mbyllura.

Kështu ndodhi në një banesë në rrugën ‘Henri Dunan’ në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në periudhën kohore mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

Pronari i banesës ka denocnuar rastin në Polici, ku ka deklaruse hajnat kanë thyer derën e banesës dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës gjendeshin gjësende me blerë si armë, stoli ari, fishekë e telefona.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat