57-vjeçari në Prishtinë s’e përfill urdhrin e Gjykatës, vajza e tij e denoncon sërish për dhunë

Kronikë e zezë

57-vjeçari në Prishtinë s’e përfill urdhrin e Gjykatës, vajza e tij e denoncon sërish për dhunë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:52
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të vajzave e grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e dhunës, shumë nga viktimat pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet gjithmonë nga të dyshuarit.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku një person për të disatën herë me radhë ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Burimet bëjnë me dje se 19-vjeçarja, e cila është e pajisur me urdhër të mbrojtjes, ka denoncuar sërish babanë e saj, për të cilin është ankuar se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Si pasojë e dhunës, viktima pa marrë lëndime të dukshme trupore dhe ka marrë edhe tretman mjekësor, ndërkohë që 57-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mospërfillje e gjykatës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat