Vjedhje në një xhami në Lipjan, hajnat marrin paratë nga arka e bamirësisë

Kronikë e zezë

Vjedhje në një xhami në Lipjan, hajnat marrin paratë nga arka e bamirësisë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 23:07
Ilustrim

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë.

Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale.

Cak i hajnave ishte sot edhe xhamia e fshati Gllavicë të Lipjanit, ku person ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë kryer vjedhje.

Personi përgjegjës i xhamisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat kanë thyer arkën e vendosur për bamirësi dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda saj – shuma e të cilave nuk dihet.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat