E rëndë në Gjakovë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente

Kronikë e zezë

E rëndë në Gjakovë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente

Më: 4 janar 2024 Në ora: 17:23
Ilustrim

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjakovë ku një vajzë e mitur tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat