Vetura e godet një biçiklist në Gllamnik të Podujevës

Kronikë e zezë

Vetura e godet një biçiklist në Gllamnik të Podujevës

Më: 4 janar 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 17:00, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahemti.

Më tej, Ahmeti tha se aktualisht policia e ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat