Podujevë, biçiklisti goditet nga një veturë

Kronikë e zezë

Podujevë, biçiklisti goditet nga një veturë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:22
Ilustrim

Një biçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti të trafikut që ndodhi sot në Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për kallxo ka thënë se në aksident janë përfshirë biçiklisti dhe një veturë.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Tutje ajo tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat