Plas sherri mes çiftit në Drenas, përleshen fizikisht mes vete - përfundojnë në Polici

Kronikë e zezë

Plas sherri mes çiftit në Drenas, përleshen fizikisht mes vete - përfundojnë në Polici

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çiftet shpeshherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Drenasi, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes tyre ka eskaluar në sulm fizik, raste këto që kanë ndodhur shpesh në familjen e tyre.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat