Konflikt familjar në Lipjan: Vëllai rrah vëllanë pas një mosmarrëveshje, denoncohet në Polici

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Lipjan: Vëllai rrah vëllanë pas një mosmarrëveshje, denoncohet në Polici

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para, por edhe për motive banale i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme. 

Një incident i tillë ka ndodhur edhe të mërkuren në një familje në Janjevë të Lipjanit dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se njëri prej tyre e ka sulmuar tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Si rezultat i denoncimit, palët më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj dy vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat