Dy të lënduar në një aksident në Lluzhan të Podujevës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident në Lluzhan të Podujevës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë ajo.

Ahmeti më tej ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat