Dhunë në familje në Isniq të Deçanit, viktima dërgohet për tretman mjekësor – të dyshuarit i gjenden edhe armë

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Isniq të Deçanit, viktima dërgohet për tretman mjekësor – të dyshuarit i gjenden edhe armë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person në Deçan për dhunë në familje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë më 05.01.2024 është njoftuar se në fshatin Isniq të Deçanit ka ndodhur një rast “dhunë në familje”, me të marr informatën njësitet përkatëse të Stacionit Policor në Deçan, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar personin e dyshuar.

Siç njofton policia viktima e rastit është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Deçan.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armë e cila kishte leje përkatëse, dy  karikator i së njëjtës armë, 44 fishekë të kal. 9x19mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat