Fushë Kosovë: 25-vjeçari e bën bashkëshorten për spital, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: 25-vjeçari e bën bashkëshorten për spital, përfundon në pranga të Policisë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 15:20
Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundmi edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi një 20-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj saj.

Viktima ka raportuar se burri e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat