Vjedhja e rëndë në ‘Wish By Tech’ në Central Park, hajnat ‘avullojnë’ telefona e llaptopë në vlerë të 20 mijë eurove

Kronikë e zezë

Vjedhja e rëndë në ‘Wish By Tech’ në Central Park, hajnat ‘avullojnë’ telefona e llaptopë në vlerë të 20 mijë eurove

Më: 9 janar 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe të hënën, në lokalin ‘Wish By Tech’ në Central Park në zonën industriale në Prishtinë.

Siç merret vesh, hajnat po dyshohen se kanë arritur të thyejnë lokalin dhe të vjedhin pajisje teknologjike, llaptopë e telefona, që kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët e kanë demoluar lokalin dhe në bashkëveprim kanë kryer vjedhjen.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmie dhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat