Po shijonte lirinë nga arratia, arrestohet 26-vjeçari i dënuar për grabitje në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Po shijonte lirinë nga arratia, arrestohet 26-vjeçari i dënuar për grabitje në Fushë Kosovë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.

Kështu ka vepruar tash e një kohë një person në Fushë Kosovë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ali Mjekiqin, 26-vjeçar, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘Grabitje’.

Mjekiqi është arrestuar dje në rrugën ‘Elez Berisha’ dhe i njëjti më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat