Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht, kanë kryer grabitje.

Ai ka njoftuar se i është grabitur një telefon dhe 250 euro, derisa policia bën të ditur se ai ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tre persona të panjohur të maskuar,  nën kërcënimin e armës dhe thikës, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefon celular dhe 250€  dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat