Pamje të frikshme: Vetaksidentohet një autobus në magjistralen Gjakovë – Prizren

Kronikë e zezë

Pamje të frikshme: Vetaksidentohet një autobus në magjistralen Gjakovë – Prizren

Më: 15 janar 2024 Në ora: 08:50
Foto nga vendngjarja

Një autobus është aksidentuar në magjistralen Gjakovë - Prizren, ku në pamjet e publikuara të rastit shihet se si përplaset me veturat e një autosalloni

vNjë aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të së hënës në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një autobus është përplasur me veturat e një autosalloni.

Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas pronarit të autosallonit, aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka pasur të lënduar.

“Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla”, ka shkruar Shkelzen Bushati në Facebook.

Sipas tij nga ky aksident vetëm në anën e tyre janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.

Postimi i plotë me video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat