Arrestohen dy persona për dëmtimin e transformatorit energjetik në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dëmtimin e transformatorit energjetik në Prizren

Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

KEDS njofton se rreth një javë pasi kryen aktin e shëmtuar të djegies së transformatorit në fshatin Gjonaj të Prizrenit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit.

Sipas njoftimit, pas një pune operative-hetimore të hetuesisë, ata u prangosën nga policia dhe ndaj tyre pritet të merren masa ndëshkuese ligjore.

“Falënderojmë Policinë e Kosovës për arrestimin e këtyre dy personave të dyshuar që vepruan kundërligjshëm dhe ftojmë të gjithë konsumatorët e ndërgjegjshëm të mos jenë pre e akteve të tilla të shëmtuara.

Sepse dëmtimi i qëllimshëm i aseteve elektroenergjetike nënkupton edhe mungesë stabiliteti të furnizimit për ata konsumatorë të afektuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat