U mundua ta korruptonte me 5 euro policin në Prizren, arrestohet shtetasi i Serbisë

Kronikë e zezë

U mundua ta korruptonte me 5 euro policin në Prizren, arrestohet shtetasi i Serbisë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është munduar ta korruptojë një polic duke i dhënë bashkë me dokumente, një kartëmonedhë prej pesë eurosh.

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në stacionin policor në Prizren.

“Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet tutje.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat