​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Më 16 janar 2024, rreth orës 18:00 në Ferizaj, policët e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin e kërkuar B.B. (36).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vjedhje të rëndë me dënim dy vjet burg.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë kanë informacione për personat e kërkuar, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat