Hajnat e bëjnë ‘qyl’ shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, vjedhin 9 mijë euro para të gatshme

Kronikë e zezë

Hajnat e bëjnë ‘qyl’ shtëpinë e mërgimtarit në Ferizaj, vjedhin 9 mijë euro para të gatshme

Më: 18 janar 2024 Në ora: 00:20
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

E cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit.

Njëjtë e ka pësuar shtëpia e familjes Rama në Ferizaj, pronari i të cilës jeton jashtë vendit. Shtëpia e tyre u thye nga hajnat të cilët arritën të vjedhin një shumë të majme parash.

Rasti u zbulua pasi babai i viktimës shkoi deri të shtëpia për të marrë diçka dhe e gjeti, të të demoluar dhe si rrjedhojë njoftoi menjëherë Policinë e Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë avulluar nga shtëpia e mërgimtarit hiç më pak se 9 mijë euro, para të gatshme.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat