Vushtrri, i vidhen stoli ari, para kesh dhe arma me 30 fishekë

Kronikë e zezë

Vushtrri, i vidhen stoli ari, para kesh dhe arma me 30 fishekë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një burrë nga Vushtrria është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh.

Sipas raportit të policisë rasti është nën hetime.

“Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh.

Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat