S’e pagoi gjobën për armë ilegale, i riu kapet në flagrancë në një taxi në Prishtinë – dërgohet në burg

Kronikë e zezë

S’e pagoi gjobën për armë ilegale, i riu kapet në flagrancë në një taxi në Prishtinë – dërgohet në burg

Më: 19 janar 2024 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, në pranga të Policisë kanë rënë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga rastet e fundit u zbulua gjatë kontrolleve në Prishtinë, ku në rrugën “Ilir Konushevci” Policia ndali një taxi.

Pas kontrollit dhe verifikimit, rezultoi se pasagjeri që ndodhej në taxi tij ka urdhër arrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I riu që u kap nga Policia ishte dënuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, por pagesën për gjobën që ia kishte shqiptuar Gjykata nuk e kishte paguar. Për pasojë, dënimi i ishte zëvendësuar me burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat