Gjakovë: Mosmarrëveshje mes fqinjëve, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Gjakovë: Mosmarrëveshje mes fqinjëve, arrestohen tre persona

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshje mes fqinjëve, njëri  nga ta ka ekspozuar armën.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, një burrë dhe dy gra, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Sig Sauer me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 18.01.2024-19:50.Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve njëri nga tre të dyshuarit ka ekspozuar një armë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovare. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole  e llojit Sig Sauer me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat