“Kom me t’vra…”/ Ky është 33-vjeçari që kërcënoi një grua në Lipjan, përfundon në ndalim

Kronikë e zezë

“Kom me t’vra…”/ Ky është 33-vjeçari që kërcënoi një grua në Lipjan, përfundon në ndalim

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:26
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Lipjan, ku një grua është kërcënuar seriozisht nga një 33-vjeçar, për motive akoma të panjohura. Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i dyshuari përfundoi në pranga.

Personi që po dyshohet se e kërcënoi me vrasje viktimën është Llukman Berbatovci nga Prishtina.

33-vjeçari, i cili nuk dihet se çfarë raporti ka pasur me viktimën, dyshohet se i ka shkuar asaj deri te shtëpia dhe e ka kanosur se do ta vrasë atë dhe familjen e saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari i është drejtuar me fjalët “s’do të guxosh të dalësh nga shtëpia..”, duke i shkaktuar asaj frikë e shqetësim.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat