Abuzimi me drogë: Kapet në flagrancë me marihuanë një 28-vjeçar në Vushtrri, shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

Abuzimi me drogë: Kapet në flagrancë me marihuanë një 28-vjeçar në Vushtrri, shoqërohet në Polici

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, ku Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur te i dyshuari 28-vjeçar një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat