Prishtinë: Dërgohet pa shenja jete një grua në QMF, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Prishtinë: Dërgohet pa shenja jete një grua në QMF, policia po e heton rastin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:50, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat