​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje të pyjeve në Shtime

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje të pyjeve në Shtime

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 14:00 në Petrovë të Shtimes personin me inicialet H.H. (52).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyjeve me dënim burgimi prej 20 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat