Zyrtari i MPB-së dyshohet se u arrestua në Serbi e u kap me rreth 18 kilogramë marihuanë në veturë?

Kronikë e zezë

Zyrtari i MPB-së dyshohet se u arrestua në Serbi e u kap me rreth 18 kilogramë marihuanë në veturë?

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

 

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali raporton duke iu referuar burimeve se bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, D.B., i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.

Sipas informacioneve të të njëjtit medium, personi në fjalë u kap me mbi 18 kilogramë marihuanë, të cilat ishin të fshehura në automjetin që po udhëtonte, i cili ishte me targa të shtetit të Austrisë.

Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur gjithsej 32 pako me narkotikë, të cilët janë sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat