​Ndalohen dy persona për narkotikë në Han të Elezit

Kronikë e zezë

​Ndalohen dy persona për narkotikë në Han të Elezit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:50 policët e stacionit në Han të Elezit, gjatë patrullimit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit janë gjetur sasi e substancave narkotike, tetë doza të mbështjella marihuanë me peshë 11 gramë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy personat e dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Ndërsa, në cilësinë e provave materiale sasia e narkotikëve është sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat