Me “Smart Patrol”, policia ndalon dhe gjobit ngasësin pasi në zonën 80 km/h voziste me shpejtësi 138 km/h

Kronikë e zezë

Me “Smart Patrol”, policia ndalon dhe gjobit ngasësin pasi në zonën 80 km/h voziste me shpejtësi 138 km/h

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet e trafikut përmes veturave me pajisje inteligjente.

“Smart Patrol” identifikon automjetet e paregjistruara, atyre që tejkalojnë shpejtësisë e lejuar, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes si dhe identifikimin e kundërvajtje tjera.

Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, të entjen ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 138 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk posedon patentë shoferë, i njëjti është larguar nga trafiku dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse për gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat