Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës

Kronikë e zezë

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një prokuror i shtetit ka raportuar në polici se hajnat i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe se i kanë vjedhur portofolin me dokumente personale dhe dy palë çelsa të banesës.

Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.

“VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat