I mituri në Malishevë kapet me thikë në shkollë, intervenon Policia

Kronikë e zezë

I mituri në Malishevë kapet me thikë në shkollë, intervenon Policia

Më: 27 janar 2024 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar nga stafi i Qendrës së Kompetencës në Malishevë, ku një nxënës është kapur me thikë.

Burimet bëjnë me dije se lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Nxënësi 15-vjeçar është intervistuar në praninë e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ndërkohë që mjeti i mprehtë të cilin e ekspozoi në ambientet e shkollës, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat