Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Mitrovicë, hajnat marrin para, stoli ari e armë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Mitrovicë, hajnat marrin para, stoli ari e armë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Rekë të Mitrovicës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë kryer vjedhje.

Media mëson se pronarja e shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së tyre dhe kanë vjedhur rreth 3 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë të 2 mijë eurove dhe disa armë zjarri me leje.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat