Kanosi babanë e tij me thikë, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Kanosi babanë e tij me thikë, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte kanosur me thikë babain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur me thikë babain e tij viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dhomës së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar 19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat