“S’guxon me shku n’punë, s’del e gjallë’ – burri në Fushë Kosovë kërcënon bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

“S’guxon me shku n’punë, s’del e gjallë’ – burri në Fushë Kosovë kërcënon bashkëshorten e tij

Më: 30 janar 2024 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Shumë gra kosovare ndajnë jetën me burra të cilët ushtrojnë dhunë psikike e fizike ndaj tyre. Ato rrezikojnë jetët e tyre duke banuar nën një çati me burra që s’hezitojnë t’i kërcënojnë edhe me jetë bashkëshortet e tyre.

Në Polici kanë përfunduar sot edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi burri dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se i shoqi ka provuar ta ndalojë të shkojë në punë, teksa dyshohet që e ka kërcënuar se nuk del e gjallë nga vendi i punës.

Si rezultat i denoncimit, 53-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat