​Pesë të lënduar në aksidentin mes autobusit e tri veturave në Mleqan

Kronikë e zezë

​Pesë të lënduar në aksidentin mes autobusit e tri veturave në Mleqan

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Pesë persona kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti sonte në Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë - Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë rruga Prishtinë - Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, tha ai.

Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat