​I dehuri merr pije alkoolike dhe nuk i pagoi, arrestohet

Kronikë e zezë

​I dehuri merr pije alkoolike dhe nuk i pagoi, arrestohet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.

Sipas Policisë, i dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara.

Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat