Disa persona depërtojnë me forcë në një lokal në Uglarë, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Disa persona depërtojnë me forcë në një lokal në Uglarë, policia nis hetimet

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Disa persona kanë depërtuar me forcë të shtunën në një lokal në fshatin Uglarë në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aktualisht ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën se në një lokal në fshatin Uglarë, gjatë natës, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë. Aktualisht ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë”, ka njoftuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat