​Katër të lënduar nga përplasja e veturës në Tiranë

Kronikë e zezë

​Katër të lënduar nga përplasja e veturës në Tiranë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër të rinj kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti sonte në zonën “5 Maji” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip ‘Golf 5’ është përplasur me një automjet ngarkues të parkuar.

Tre nga katër personat e lënduar janë transportuar drejt spitalit dhe mësohet se kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Shtetit, raporton EuronewsAlbania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat