Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së dielës, një aksident trafiku ka ndodhur  në Klinë.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka thënë Elezaj.

Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat