Krimet Kibernetike aksion në Gjilan: Arrestohet një person i dyshuar

Kronikë e zezë

Krimet Kibernetike aksion në Gjilan: Arrestohet një person i dyshuar

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Njësia e Krimeve Kibernetike e Policisë Rajonale në Gjilan ka zhvilluar një aksion lidhur me një rast të denoncuar në janar dhe si rezultat ka arrestuar një person. I dyshuari ka përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Siç mësohet, i dyshuari 19-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.  

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në ditët e para të janarit dhe viktimë është një vajzë 26-vjeçare, fotografitë e së cilës dyshohet se janë shfrytëzuar nga i dyshuari përmes rrjeteve sociale Telegram dhe Whatsapp.

Pas denoncimit të rastit, Policia në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari u identifikuar, e më pas është lokalizuar vendndodhja e tij dhe është arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat